Policia e Kanadasë është vënë në alarm për kapjen e dy të rinjve adoleshentë, të cilët akuzohen për tre vrasje.

Fillimisht, dy djemtë u akuzuan për vrasjen e një çifti të rinjsh, djali turist nga Australia, dhe vajza nga SHBA-të.

Policia gjeti trupat e tyre të vdekur, dhe pas informacioneve se ishin parë duke bërë fjalë me dy djemtë, autoritetet ishin vënë në kërkim të tyre, por ata ishin larguar pa njoftuar as familjet.

Për këtë arsye, forcat e ligjit në të gjithë vendin u vunë në alarm për ndjekjen e djemve, të cilët mendohet se janë arratisur në drejtim të provincave veriore, Saskaçeuan dhe Manitoba. Por teksa policia nuk ka arritur ende t’i kapë, ata kanë lënë pas viktimën e tretë.

64-vjeçari Leonard Dyck u gjet i vrarë pranë një makine që ishte përdorur nga dyshja.

Babai i njërit prej djemve thotë se është i bindur që djali ka vendosur të vdesë në përballje me armë zjarri me policinë, pasi do të kërkojë “fundin e lavdishëm”. Banorët në Kanada janë njoftuar ndërkohë që të bëjnë kujdes e të mos u afrohen, pasi adoleshentët konsiderohen tepër të rrezikshëm dhe të armatosur.


Njëri nga adoleshentët vrasës, Brajer Shegleski, ka qenë i fiksuar me nazizmin.


Shokët e shkollës tregojnë që u dërgonte foto me simbolet e nazizmit, dhe u thoshte se si do t’ua priste kokat një ditë.


Shoku i tij, MekLid, që po e ndjek në arrati, është i fiksuar me video-lojërat.


Babai i Shmegleskit thotë se djali i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet, por të vdesë në përballje me policinë, pasi do të dojë “mbylljen e lavdishme”


Foto e çiftit të turistëve dy ditë para se të vriteshin.


Furgoni i ka shërbyer polciisë si pikë referimi për hetimet.


Një 64-vjeçar është viktima e tretë, që u gjet i vdekur, i vrarë prej djemve gjatë arratisë.


Çifti që u vra ishin Lukas Fauler, 23 vjeç, nga Australia, dhe e dashura e tij amerikane, Chynna Deese, 24.


Të dy u gjetën të vrarë e të hedhur në një gropë, në një rrugë të braktisur të Alaskës.


Policia në të gjithë Kanadanë është vënë në lëvizje, dhe banorët janë njoftuar që t’u qëndrojnë larg dy djemve nëse i shohin, pasi konsiderohen shumë të rrezikshëm.

loading…