Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, qytetarët kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor në qendër të Prishtinës.

Qirinj kanë ndezur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar kanë ndezur qirinj.

Afrim Bunjaku është polici i vrarë të dielën në veri, nga një grup terroristësh serb, përderisa dy të tjerë janë lënduar në fshatin Banjskë të Zveçanit.