Ndizen qirinj në Istog në përkujtim të 23 vjeçares që vdiq si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

23 vjeçarja Florijeta Rugova ndërroi jetë të premten e kësaj jave, si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku humbi jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Në përkujtim të vajzës që ndërroi jetë në mbrëmjen e sotme në Vrellë të Istogut, familjarë, miq e banorë të shumtë janë mbledhur që të ndezin qirinj në shenjë vetëdijesimi për respektimin e shenjave të komunikacionit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Florijeta, ishte në repartin e intensives në QKUK që prej ditës së aksidentit por që nuk arriti t’i mbijetojë goditjes së rëndë që mori nga vetura.

23 vjeçarja që ndërroi jetë të premten është edhe një viktimë më tepër e aksidenteve rrugore që në vend janë bërë shumë të shpeshta.

Më poshtë keni disa fotografi nga ndezja e qirinjve sonte në Istog.