Ndihmëstrajneri i Ballkanit: Shkaktuam penallti nga pakujdesia, lojtarët në çdo ndeshje po dalin nga vetja.

Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1, raporton Demokracia.com.

Ndihmëstrajneri i Ballkanit, Artim Polozhani ka thënë se penalltia e shkaktuar nga lojtarët suharekas ka mundur të evitohej dhe ka shtuar se futbollistët e Ballkanit po e japin maksimumin në çdo ndeshje.

“Nga pakujdesia shkaktuam penallti që mund të evitohej. Ishte ritëm i kënaqshëm, jo i pritshëm nga lojtarët tanë. Por ata po bëjnë maksimumin. Në çdo ndeshje po dalin edhe nga vetja. Po të ishte fusha më e mirë, shikuesit do të shihnin edhe më shumë kualitet”, ka thënë Polozhani që po zëvendëson në krye të shtabit teknik, Ilir Dajën e suspenduar nga FFK-ja.

Me këtë pikë Ballkani ka 26 pikë, katër më pak se Drita që ka dy ndeshje më shumë të luajtura.

Dukagjini mbetet në vendin e nëntë me po aq pikë.