Ndihmësi del poztiv, Kryeministri i Izraelit në karantinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë pasi një ndihmës i ngushtë i tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyra e kryeministrit Netanyahu, e cila tha se do të hyjë në karantinë bashkë me këshilltarët e tij të ngushtë, raporton BBC.

Zyra e kryeministrit tha se kjo masë është marrë para përfundimit të hetimit epidemiologjik.

Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetëra mijëra izraelitë janë në vetë-karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit dhe i gjithë vendi është në një bllokim pothuajse të plotë./ballkani.info/