“Ndihem djalë”, si duket vajza 12-vjeçare e Jolie dhe Pitt pas marrjes së hormoneve mashkullore

Ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë. Shiloh, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie e ka shprehur që e vogël dëshirën për të qenë mashkull.

Sipas agjencisë franceze të shtypit AFP, prindërit i kanë dhënë asaj mbështetjen për t’iu nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik që do ta bënte 12-vjeçaren një grua.

Vajza pretendon se është një djalë i ngecur në trupin e një vajze, ndaj prindërit e kanë mbështetur vendimin e saj që në moshën 9 vjeçare kur u tha se do të niste trajtimi hormonal për t’i ndaluar menstruacionet dhe për t’u kthyer në mashkull.

Nuk dihet nëse të gjitha janë thjesht thashetheme pasi aktorët nuk kanë folur për këtë asnjëherë publikisht. Megjithatë duket e vështirë të gjesh një foto të vajzës veshur si një e tillë !

Dhe pse në një moshë ku shoqet e saj mund të kenë ngjyrë të preferuar rozën apo të luajnë me kukulla, Shiloh apo John nuk i heq nga trupi pantallonat e gjera, kapelet, dhe ndihet mjaft rehat me flokë të shkurtër.