Ndeshje vendimtare për Shqipërinë, kuqezinjtë duan fitoren ndaj Hungarisë për të mbetur në garë për kualifikim

Humbja e Shqipërisë nga Polonia me rezultat 4-1 nuk u prit mirë as nga trajneri Edi Reja e as nga tifozët e opinioni sportdashës në Shqipëri.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga trajneri italian nuk ka kohë për të vajtuar sepse sonte i pret një tjetër sfidë e vështirë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” pasi në “Elbasan Arena”, nga ora 18L00 do të zbarkojë Hungaria.

Një fitore eventuale ndaj Hungarisë do ta mbante Shqipërinë në luftë për vendin e dytë.

Grupi I kryesohet nga Anglia me 12 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria me nga shtatë pikë, Shqipëria është në vendin e katërt me gjashtë pikë, pastaj vjen Andora me tri dhe San Marino pas asnjë pikë në vendin e gjashtë.