Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Istanbul Bashakshehirit do të vazhdojë të mërkurën me fillim në ora 18:55.

“Pas incidentit në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Istanbul Bashakshehirit, UEFA ka vendosur – pas diskutimeve me dy klubet – që në bazë të jashtëzakonshme që minutat e mbetur të kësaj ndeshje të luhen nesër me një ekip të ri të referëve. Minutat do të vazhdojnë me fillim në ora 18:55. Do të bëhet një hetim i hollësishëm i incidentit”, thuhet nga UEFA.