Ndeshja derbi në Turqi e zhvilluar sot në mes të Fenerbahce e Sivasspor ka filluar me një minutë heshtje për viktimat e terrorit në Zelandën e Re.

Lojtarët dhe tifozët në stadium ‘Sukru Saracoglu’ janë lutur për viktimat në Zelandë të Re.

Gjatë minutave të hedhtjes u kënduan edhe lutje nga tifozët, ndërsa disa nga lojtarët nuk mund t’i mbanin lotët.

. @Fenerbahce supporters today did not forget the terror attack in New Zealand. #NewZealand #NewZealandMosqueAttack #NewZealandTerroristAttack #T pic.twitter.com/QomQPFaxvS

— Başkancı. #Yeniden (@kisacatexsas) March 15, 2019

Të premten, ka ndodhur një akt terrorist, ku një australian ka vrarë 49 myslimanë që ishin duke i kryer lutjet në një xhami në Zelandën e Re.

Fenerbahce arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 2-1, edhe pse ishte në disavantazh në fillim të pjesës së dytë.

Klubet turke edhe në të kaluarën janë solidarizuar me viktimat duke mbajtur një minutë heshtje.

https://www.youtube.com/watch?v=NxohNqQvZIc