Ndeshja Bjellorusi – Kosovë, luhet në Greqi

Kombëtaren e Kosovës në futboll në qershor e presin dy ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024, shkruan Demokracia.com.

Fillimisht Kosova në “Fadil Vokrri” luan me Rumaninë me 16 qershor, ndërsa me 19 qershor është mysafir i Bjellorusisē.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Kombetares, Muharrem Sahiti.

“Ndeshja është e sigurt që do të luhet në Greqi, derisa kanë mbetur edhe detajet tjera për t’na i konfirmuar lidhur me vendin dhe stadiumin. Presim qē brenda pak ditëve të sqarohet gjithçka”, ka thēnē Sahiti

Pasi Bjellorusia është e dënuar nga FIFA që ndeshjet si vendas t’i luajë jashtë vendit, Demokracia.com mëson se kjo ndeshje do të luhet në Greqi.