Liverpool fitoi 2-0 ndaj Porto në “Anfield” për raundin e parë të fazës çerekfinale të Champions League.
Ndeshja u zgjidh me dy gola të shpejtë një pjesën e parë nga skuadra e Jurgen Klopp, gjithsesi kritikat nuk ndalen për “The Reds”.
Në Premier League, Liverpool cilësohet si një nga skuadrat më të favorizuara nga vendimet e gjyqtarëve, ku shpesh herë kanë shënuar gola në pozicion jashtë loje, edhe për faktin se në Angli akoma nuk është vendosur sistemi VAR.
Në Champions ky sistem është i vlefshëm për këtë fazë, por Mohamed Salah i ka shpëtuar sërish një kartoni të kuq sipas ekspertëve të futbollit.
Even with VAR Salah and Liverpool still get away with a clear red card… pic.twitter.com/CcUHKQPAus
— . (@BGFtbl) April 9, 2019
Sulmuesi egjiptian shkeli me takë drejt e në këmbë mesfushorin Danilo Pereira, mirëpo VAR nuk bëri asnjë ndërhyrje për ta ndalur lojën dhe për ta parë me kujdes atë rast.
Në lidhje me këtë fakt në Angli kanë filluar të shtojnë edhe më shumë zërat se Liverpooli favorizohet nga gjyqtarët, madje edhe në Champions League në sytë e VAR dhe të gjithë botës.








