Në një reportazh lidhur me ndërtimet pa leje të ‘Betimi për Drejtësi’, u raportuar për një villë në një pronë në të cilën nuk lejohet ndërtimi.
Kjo pronë del të jetë edhe e deputetetit të VV-së, Salih Zyba, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo vetë Zyba e mohon se kjo është villa e tij, derisa i vëllai konfirmon se shtëpia prej druri është ndërtuar nga ai. Ndryshe, Zyba shton se kjo pronë është e gjyshit të tij, dhe paralajmëron padi për këdo që e ka ndërtuar villën, nëse konfirmohet se prona trashëgohet tek ai.
Por, krejt ndryshe del të jetë e vërteta, ngaqë faktet e prezencës së Zybës në këtë villë, janë të publikuara nga një i afërt i veti në rrjetin social facebook.
Për më shumë, ndiqeni videon:







