Ndërron jetë talenti i Atletico Madrid

Lojtari i Atletico Madrid Christian Minchola, e ka humbur jetën në moshë shumë të re.

Minchola luante me të rinjtë e Atleticos.

Lajmin e bëri të ditur vet klubi madrilen në faqen zyrtare.

Shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit nuk dihen ende.

Klubi i ka shprehur ngushëllime familjes së lojtarit.

“Jemi të tronditur nga lajmi për vdekjen e lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atletico Madrid do të jetë pranë familjes dhe miqve të Christianit në këto momente dhimbjeje “.