Mehmediali Azemi

Ndërron jetë profesori i njohur i pediatrisë, babai i Edmond Azemit

Basketbollisti i Prishtinës, Edmond Azemi ka marrë një lajm të rëndë gjatë ditës së sotme.

Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë babai i tij, profesor Mehmediali Azemi.

Mehmedali Azemi ka qenë për dekada me radhë një nga specialistët e çmuar të pediatrisë në Kosovë , kurse për më shumë se tri dekada ka qenë i angazhuar edhe në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, fillimisht si asistent dhe më pas si profesor.

Varrimi i prof dr. Mehmedali Azemit do të behët nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Për vdekjen e profesorit ka shkruar edhe ish deputetja Labinotë Demi:

Studentët e mjekësisë nga sot mbetën pa profesorin e tyre të pediatrisë Prof.Dr.Mehmedali Azemi, ndërsa ne humbëm dajën e këshilluesin më të mirë shëndetësor.

Zoti ynë, mëshiroje e shpërbleje shpirtin e tij të bardhë, për kontributin e pashoq e tejet profesional ndaj pacientëve e studentëve. Amin.