Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi 44 vjeçar, ishte shtruar prej 3 javësh në spital

Ka ndërruar jetë një 44 vjeçar nga Pogradeci, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 rreth tri javë më parë.

Siç raporton “BallkanWeb”, viktima ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me koronavirus në Ohër, teksa ishte në pushime. /Ballkani.info/