Ndërron jetë në moshë të re infermierja, nuk e fiton betejën me Covid

Unioni i infermiereve në Maqedninë e Veriut ka bërë me dije se dje si pasojë e virusit COVID-19 ka ndërruar jetë infermierja Irena Dojçinovksa Milloshovska, e punësuar në Institutin Geriatrik “13 nëntori” në Shkup.

“Apelojmë dhe theksojmë që virusi është me të vërtetë i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë selektim mbi moshat të cilat i sulmon.
Kjo nuk është infermierja e parë që ndërroi jetë nga COVID-19, por është më e reja në moshë. Infermierët rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët në baza ditore.

Ju lutemi t’i përmbaheni masave dhe të ndihmoni sistemin shëndetësor që ka kohë që po lufton përtej mundësive t”, thonë nga Unioni i Infermiereve./FaxWeb/