Ndërron jetë edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Repë të Podujevës

Sot ë fshatin Repë të Komunës së Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur.

Mirëpo, zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se i plagosuri në fshatin Repë nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, tha Krasniqi.

Nga përdorimi i armëve të zjarrit sot dy persona humbën jetën.

Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.

Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.