Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme artisti i njohur shqiptar, Paulin Shtjefni.

Autori i “Gryka e kaçanikut”, apo “Ky marak”, Shtjefni ishte autor dhe i shumë teksteve të tjera këngësh, pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin e Shkodrës.

Këngët e njohura të muzikës popullore si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj janë pjesë  e krijimtarisë së tij, të cilat ai i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin 2008.