Ka ndërruar jetë vajza 19-vjeçe e cila u mori lëndime të rënda në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë dhe me këtë numri i viktimave ka shkuar në 16.

Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve mjekësore, nuk arriti mbijetojë.

Tragjedia e 13-të shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” doli nga autostrada dhe u përmbysë në një fushë të fshatit.

Për këtë tragjedi të rëndë hetimet kanë konstatuar lëshime në sistemin e frenimit të autobusit ndërsa në paraburgim ndodhen pronari i kompanisë, shoferi si dhe drejtuesi i kontrollit teknik.

Hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë.