Hernández nuk do të referojë në “El Clasico”, por Mallenco.
Alberto Undiano Mallenco, është përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në “El Clasico” të shtunën mbrëma mes Real Madridit e Barcelonës.
Mallenco do ta zëvendësojë Alejandro Hernández Hernández, që sipas Federatës së Futbollit të Spanjës, nuk mund të referojë në “Santiago Bernabéu” për shkak të një lëndimi.
Derisa gjyqtari tjetër i njohur, Antonio Miguel Mateu Lahoz, do të jetë në dhomën e VAR-it.
Kujtojmë se Mallenco do të pensionohet në fund të sezonit. Ai ka referuar shumë El Clasico, veçuar fitoret e mëdha të Barcelonë në Bernabeu, 4-3 dhe 6-2.







