Ndërpritet seanca për taksën, Kuvendi shkon një orë në pauzë

Pas më shumë se 2 orësh prej që ka filluar seanca e jashtëzkonshme e Kuvendit të Kosovës, për heqjen e taksës, deputetët kanë shkuar në pauzë prej një ore.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, shefat e grupeve parlamentare, por edhe vetë kryeministri Kurti, gjatë kësaj kohe kanë diskutuar mbi temat të cilat lidhen me taksën, duke hedhur akuza të shumëta ndaj njëri-tjetrit.