Ndërpritet për pak seanca, Nagavci: Në sallë ka deputetë që para 4-5 dite janë deklaruar pozitiv me COVID-19

Është ndërprerë për pak çaste seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se në sallë janë të pranishëm deputetë të cilët para 4-5 ditëve janë deklaruar pozitiv me COVID-19, shkruan ballkani.info

Menjëherë pas kësaj deklarate, ajo ka thirrur mbledhje të shkurtër tek foltorja të shefeve të grupeve parlamentare

.Pas konsultimeve me ta, seanca ka vazhduar në formë të rregullt.