Ndërpritet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët

Gazetares britanike Kate McCann i ka rënë të fikët sot derisa ishte duke e drejtuar debatin mes garuesve për të parin e konservatorëve, Rishi Sunak dhe Liz Truss.

Debati i organizuar mes Sun dhe TalkTV u ndërpre papritur në gjysmë derisa Truss ishte duke folur, gazetares i ra të fikët.

Nga TalkTV kanë deklaruar se McCann është mirë tani dhe se i kanë thënë që të pushojë.

“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi kanali.

Sunak dhe Truss kanë deklaruar se janë të lehtësuar pasi McCann është me gjendje të mirë shëndetësore, ata thanë se do të ishin të lumtur nëse do ta organizonin edhe njëherë këtë debat.

Për të drejtuar sonte debatin bashkë me McCann do të duhej të ishte edhe Harry Cole, por ai tani është i prekur me COVID-19, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.