Nderimi i fundit për Bujar Nishanin në Presidencë, kortezhi më këmbë përgjatë Bulevardit

I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca.

Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit.

Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit.

Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur në këmbë përgjatë bulevardit.

Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.