Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se është arrestuar një person në Gjilan, i cili në periudhën prej 17 deri më 24 shkurt të këtij viti, dyshohet se ka vjedhur rreth 27 koshere të bletëve nga bletarë të ndryshëm.

Sipas raportit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilët e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: Hetimi për rezerva – Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga LVV