Policia e Kosovës ka njoftuar se një kosovar është ndaluar në Leposaviq, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.