Ndalohen tre persona që tentuan të kalojnë kufirin me certifikata false të vaksinimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar tre persona të cilët kanë tentuar që të kalojnë kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut me certifikata të falsifikuara të vaksinimit.

Policia ka njoftuar se lidhur me këto raste që kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore, raporton Demokracia.com.

“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara .”, ka njoftuar Policia.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastet është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore.