Ndalohen për 48 orë punëdhënësi dhe punëkryerësi për shembjen në Adriatik, kërkimi për punëtorin vazhdon

Kërkimi për punëtorin që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, ka hyrë edhe në orët e para të ditës së martë (23 prill).

Kërkimet janë intensifikuar dhe prej rreth orës 23:00 ka nisur të përdoret eskavatori.

KTV-ja, që po vazhdon të qëndrojë në vend të ngjarjes, merr vesh se janë intervistuar tre dëshmitarë, përkatësisht punëtorët që kishin shpëtuar nga kjo shembje.

Ndërsa Prokuroria tashmë ka ndaluar për 48 orë punëdhënësin dhe punëkryerësin, ka konfirmuar prokurorja Fetije Bajrami.