Policia e Kosovës ka realizuar 14 urdhëresa penale ndaj 14 personave, ku këta të fundit janë dënuar me vendime tё plotfuqishme dhe tё ekzekutueshme.

Sipas raportit të PK-së, nga ky numër tetë personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё personave tё arrestuar Gjykata Themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi  ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, nё kuadër tё planifikimeve operacionale, nё periudhën kohore 07-11 Dhjetor 2020, ka realizuar gjithsej katёrmbёdhjetё (14) urdhëresa penale, me tё cilat katёrmbёdhjetё (14) persona kane qenë tё dënuar me vendime tё plotfuqishme dhe tё ekzekutueshme”, thuhet në komunikatë.

“Nga ky numër tetë personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё (6) personave tё arrestuar Gjykata themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi  ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla”, bënë të ditur Policia.