Vehbi Kajtazi

Ndalimi i Tik Tok-ut, Kajtazi tallet me Qeverinë Kurti: Populli iu ka votu me e ndalë korrupsionin, jo Tik Tok-un

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ta ndalur përdorimin e Tok Tok-ut në institucionet e Kosovës.

Ai është tallur me këtë vendim të Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se qytetarët e Kosovës këtë qeveria e kanë votuar për të ndalur korrupsionin e jo Tik Tok-un.

“Ky popull ju ka votu me ndale korrupsionin e jo Tik Tokun o te nderuar!”, ka shkruar Kajtazi.

@ballkani.info Qeveria ndalon përdorimin e TikTokut në të gjitha institucionet publike në Kosovë #albinkurti #kosovo #tiktok #fyp ♬ original sound – Ballkani.info