Bordeaux dhe Paris Saint-Germain kanë barazuar 2-2 në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën 1.

Pas 14 ndeshjeve me fitore radhazi në ligën franceze, PSG-ja është ndalur nga Bordeaux.

Me një pikët marrë, parisienët mbesin në pozitën e parë me 43 pikë, 14 pikë diferencë me vendin e dytë, ku është Montepellier, ndërsa Bordeaux në vendin e 11-të me 18 pikë.

Neymar shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 34’, kurse në pjesën e dytë skuadra vendase e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Jimmy Briand në minutën e 53’.

Kylian Mbappe shënoi golin për 2-1 në minutën e 66’, mirëpo nuk ishte i mjaftueshëm për t’i marrë tre pikë, pasi Andreas Cornelius e shënoi golin e barazimit për 2-2 në minutën e 84’.

Në ndeshjen e ardhshme PSG luan përsëri si mysafir ndaj Strasbourgit, kurse Bordeaux po ashtu luan si mysafir ndaj Saint-Etienne.