“Ndaj Çekisë do të fitojmë me rezultat të thellë, ose do të humbasim si burrat’

Kryetari i tifo-grupit të Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha dhe njëri prej themeluesve të këtij grupi Fatos Berisha janë të ftuarit e sotëm në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, emision i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Rreth 600 bileta janë alokuar nga Federata çeke për tifozët e Kosovës për ndeshjen e së enjtes ndaj Republikës së Çekisë.

Kurse, njëri prej themeluesve të ‘Dardanëve’ Fatos Berisha është i bindur për një rezultat pozitiv.

“E kam përcjellur Bernard Challandesin nga fillimi, është thjesht fantastik”, ka thënë Berisha në ‘Rock n’Roll Football’.

“Mënyra se si komunikon ai me futbollistët është diçka e madhe”, vlerësoi Berisha.

“Jam i vetëdijshëm për fitoren për në Çeki. Mendoj se ose do të fitojmë thellë (4:0), ose do të humbim si burrat”, shtoi më tej ai.

Kosovës i duhet fitorja më patjetër të enjten, sepse humbja e dërgon Çekinë dhe po ashtu Anglinë drejtpërdrejt në Evropian.

Barazimi e mban matematikisht në garë për kualifikim në ndeshjen e fundit, por me gjasa skajshmërisht të vogla për kualifikim.

loading…