Ndahen shtatë milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

Në mbledhjen e Qeverisë është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.

“Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftim.

Ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti.