NBA

NBA: Los Angeles Lakers e LeBron James humb përsëri

San Antonio Spurs mundi për të dytën herë brenda 5 ditësh Los Angelos Lakers, kësaj radhe me rezultatin 106-110.
Pavarësisht se Lakers ishin në avantazh pothuajse gjatë gjithë takimit, ekipi i Gregg Popovich u tregua më cinik në fund, duke arritur të marrë fitoren e tretë për këtë sezon.

DeMar DeRozan udhëhoqi teksanët me 30 pikë, 12 topa në tabelë e 8 asiste, ndërsa te Lakers më i miri ishte LeBron James me 35 pikë e 11 rikuperime.Boston Celtics i dha fund serisë së fitoreve të Detroit Pistons, të cilët u mposhtën në shtëpinë e tyre 109-89.

Mbrojtja e Bostonit rezultoi vendimtare për këtë takim, ku “ylli” i Pistons, Blake Griffin, realizoi vetëm 7 pikë. Te Celtics, vendimtarë rezultuan të ishin pikët e lojtarëve të stolit, si Marcus Morris (18) apo Daniel Theis (17).

Edhe New Orleans Pelicans pësuan humbjen e parë për këtë sezon, përballë Utah Jazz, me rezultatin 132-111. Te Pelicans u ndje shumë mungesa e Anthony Davis, me 25 pikët e Nikola Mirotic të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të fituar ndeshjen. Ndërkohë, Ricky Rubio me 28 pikë e 12 asiste dhe Rudy Gobert me 25 pikë e 14 topa në tabelë ndihmuan Jazz të merrnin suksesin e tretë për këtë kampionat, përballë një rivali jo të lehtë në Konferencën e Perëndimit.Së bashku me Toronto Raptors, Milwaukee Bucks janë skuadrat e vetme pa asnjë humbje deri më tani në NBA.

Ata mposhtën me lehtësi Orlando Magic 91-113, ku Giannis Antentokounmpo vazhdon të jetë në një formë mjaft të mirë, pasi shënoi 21 pikë e kontrolloi 7 topa poshtë koshit në vetëm 19 minuta lojë.