NATO vjen në Shqipëri për bazën ajrore në Kuçovë

Baza ajrore e Kuçovës do të shërbejë si një bazë e rëndësishme e NATO-s. Lajmin e ka konfirmuar këtë të enjte komandanti i Forcave Ajrore të NATO-s, gjeneralit Tod Wolters.

Në një konferencë të përbashkë për shtyp me Ministren e Mbrojtjes Xhaçka, Wolters u shpreh se zona e Kuçovës ka disa karakteristika të veçanta gjeografike që të lejon të bësh “atë që kemi menduar”.

“Kuçova ka disa karakteristika të veçane në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike që të lejon të bësh atë që kemi menduar dhe ka mot të mrekullueshëm”.- u shpreh gjenerali i NATO-s.

“Shqipëria është një vend i sigurtë ku aleanca do të investojë kapacitetet e saj. Investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për atë rajonale. Brenda pak muajsh do të jetë gati masterplani nga Agjencia e NATO për Prokurimet dhe Mbështetjen”, u shpreh Ministrja Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1165705340277979/?t=0