“NATO shko në shtëpi”, shfaqet grafiti në sheshin “Car Lazar” pas takimit të Esocbar e Lajçak me kryetarët e veriut

Një grafit kundër prezencës së NATO-s në Kosovë është shfaqur në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut.

Grafiti i cili ishte në gjuhën angleze dhe atë serbe shkruante “NATO, shko në shtëpi”, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ky grafit vjen në ditën kur i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, takuan ministrin Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.