Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet Qeverisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
Ajo në kuadër të lansimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, tha se ky aktivitet është një zoti i rëndësishëm për zhvillim të mëtejshëm në favor të Kosovës.
”Strategjia është një zotim i rëndësishëm për zhvillim të mëtutjeshëm të një mjedisi favorit për Kosovën. Përmes avokimit dhe rolit mbikëqyrës Organizata e Shoqërisë Civile kontribuon që t’i mbajë institucionet përgjegjëse”.
”Kjo strategji është e rëndësishëm për perspektiven e BE-së dhe reformave në Kosovë. Këto reforma kuptojnë zgjidhje të ndryshme dhe kosnsues të gjerë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Një angazhim strategjik me qytetarë është esenciale”.
”Strategjia ndërtohet në arritjen e projekteve të mbështetura nga BE. Nëpërmjet punës tonë së bashku kemi dëshmuar reforma ë rëndësishëm sa i përket konsultimeve publike me shoqërinë civile”.
”Prapë së prapë akoma ka hapësirë për përmirësim. Pjesëmarrja e Organizata e Shoqërisë Civile në institucione publike është ende e kufizuar”.
”Kur kemi të bëjmë me financimin publik të Organizatës së Shoqërisë Civile procedurat duhet të jenë më transparente”.
”Qeveria duhet të rritë përpjekjet dhe resurset për të siguruar pronësinë afatgjate të saj”.








