Nasim Haradinaj: Ata që vrasjet e pasluftës i quajnë politike, do të mbeten me gishta në gojë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, thotë se nuk duhet ngutur dhe të quhen ‘vrasje politike’ vrasjet e pasluftës për të cilat asnjë gjykatë nuk ka dhënë një vendim të tillë.

“Nuk dihet a janë vrasje politike, inshalla zbulohet e vërteta. Do të mbeten me gishta në gojë të gjithë ata që po mundohen me i shpallë vrasje politike ende pa thanë diçka Gjykata. Uroj që këto vrasje të zbulohen, pastaj do të shihet se ku do të dalin. Nëse vërtetohet se janë vrasje politike, do t’i dënoj”, ka deklaruar ai në Pressing.

Haraidnaj tha se kur quhen vrasje politike, sjellin vrasje në popull.