Naser Vllasi: Nuk është krijuar asnjë dosje se si kanë rënë ushtarët e UÇK-së

Komandanti i zonës së Koshares, Naser Vllasi, ka thënë se deri më sot nuk është krijuar asnjë dosje rreth vdekjes së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në Info Magazine ka deklaruar se për secilin ushtarë të rënë në luftë duhet të kompletohet dokumentacion i veçantë.

“Deri më sot nuk është krijuar asnjë dosje për atë se si kanë rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çdo të rënë duhet të ketë dosje, një kopje duhet ta ketë familja, dhe jo të informohen nga komandantë që kanë ambicie politike”.

“Nga komandantë të cilët kanë ambicie të jenë milionerë dhe të jetojnë me sefa, apo me nam dhe pa e merituar fare,” ka thënë Vllasi.