Naser Ramadani kritikon deputetët: Ky vend nuk i plotëson kushtet për me u mbajtë një mbledhje, janë pa maska dhe distanca nuk është në rregull

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Aty prezent është edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i cili ka kritikuar deputetët duke thënë se hapësira ku po diskutojnë nuk i plotëson kushtet që kjo mbledhje të mbahet.

Ai po ashtu ka kritikuar deputetët për mosmbajten e maskave dhe mosrespektimin e distancës sociale.

“Ky vend nuk i plotëson kushtet për me u mbajtë një mbledhje. Deputetët janë pa maska dhe distanca nuk është në rregull”, u shpreh ai.