Naser Rafuna thotë se kampanja për vaksinim po i ngjason si ajo për liberalizim vizash në Serbi

‘Vaksinohuni se përpos tjerash nuk mundeni me udhëtu’.

Aktori i njohur kosovar, ka bërë një status në rrjete sociale derisa ka shkruar se kampanja për vaksinim po i ngjason si ajo për liberalizim vizash në Serbi që ka ndodhur 12 vite më parë.

“Vaksinohuni se përpos tjerash nuk mundeni me udhëtu”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij.

“Qysh po bohet kampanja për vaksinim në Kosovë. Tash 12 vjet më parë është bërë kampanja për liberalizim vizash në Serbi”, është statusi i plotë i aktorit.

Ndryshe, shumë figura të njohura publike nga showbizzi vendor janë vaksinuar të cilët edhe e kanë bërë publike.