Naser Rafuna me fjalë zemre për vdekjen e Leze Qenës, kujton një rast të dhimbshëm

Aktori i mirënjohur, Naser Rafuna i njohur për publikun e gjerë shqiptar dhe jo vetëm, me të marrë lajmin për vdekjen e Leze Qenës, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” Ai tha se Lezja ishte njeriu me zemrën më të gjerë, teksa kujton një moment shumë të dhimbshëm. “Djali jem, më ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt“, kujton t’i kishte thënë ajo, shkruan Ballkani.info

Ky është postimi i plotë i aktorit: Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të më madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip.

Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot. “Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon. Ngushëllime.