Napoli e ka transferuar edhe zyrtarisht ish sulmuesin e Tottenhamit dhe Juventusit, Fernando Llorenten, si lojtar të lirë në ditën e fundit të afati kalimtar veror.

Llorente ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Napolin dhe do të jetë zëvendësues me përvojë i sulmit të napolitanëve.

34-vjeçari rikthehet në Serie A pasi nga 2013-ta deri më 2015 kishte luajtur për Juventusin, duke i shënuar 27 gola dhe duke e fituar kampionatin në të dy rastet.

Ai i ka fund aventurës në Londër këtë verë, ku shënoi 13 gola gjatë dy vjetëve dhe luajti rol kyç në kalimin e Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

loading…