Napoli nuk do ta presë gjatë Icardin

Napoli beson akoma se mund ta blejë Mauro Icardin, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të presë gjatë. De Laurentiis ka bërë të pamundurën për të bindur argjentinasin dhe Juventusin (ka ofruar 65 milionë euro për kartonin dhe një pagë 7.5 milionë euro në sezon për lojtarin), por nuk do të presë më shumë se tre ditë.

Nëse nuk merr përgjigje pozitive brenda këtij limiti kohor, do të tërhiqet nga gara (më shumë mundësi do të afronte Fernando Llorenten, që është lojtar i lirë).

Ish kapiteni zikaltër nuk është i bindur për transferimin e tij te Napoli, pasi në kokën e tij është vetëm Juventusi. Mirëpo bardhezinjtë, tashmë është e qartë prej kohësh, duhet të shesin për të tentuar më pas Icardin.

Nga Spanja madje raportojnë se drejtuesit bardhezi kanë ndërhyrë në tratativat mes PSG-së dhe Barcelonën për Neymarin. “Zonja e Vjetër” ka kartën “Dybala” për të bindur klubin parisien për Neymarin dhe nëse arrin të bëjë goditjen e madhe atëhë Icardir rrezikon të mbetet në “Apiniano Gentile”, ku do të ndihej “i dirvorcuar në shtëpi”.

Rreziku për të mbetur i vetmuar dhe jashtë planeve të Contes, por si pjesë e Interit, në një moment kyç të karrierës, mund ta shtyjë me detyrim Icardin të pranojë ofertën e Napolit.

loading…