Napoli ka hyrë në garë për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, raporton Daily Mail.
Gjiganti i Serie A në këtë afat kalimtar ka qenë e frustruar, pasi ka dështuar të sigurojë shërbimet e James Rodriguezit e Nicolas Pepe.
Por, duket se Zaha është tani i pëlqyeri i Carlo Ancelottit dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund të jetë një opsion i rëndësishëm për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë.







