Napoli dhe Interi i ndajnë pikët në derbin e javës

Derbi i xhiros së 31-të i Series A italiane, ndërmjet Napolit dhe Interit është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Dueli i zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Maradona” u karakterizua me shumë raste shënimi.

Napoli kaloi në epërsi në minutën e 32-të me autogolin e portierit Samir Handanoviq, i cili nuk ia doli që të kap topin si duhet pas harkimit të Insignes.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Cristian Eriksen në minutën e 55-të.

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin në bankën e rezervistëve, por nuk u inkuadruan fare në lojë.

Edhe përkundër këtij barazimi, Interi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 75 pikë, nëntë më shumë se Milani që është i dyti.

Napoli zë vendin e pestë me 60 pikë.