Avni Beka

‘’Nanës iu këput dora’’, rrëfimi rrëqethës i Avni Bekës nga sulmi me raketa nga forcat serbe

Ditë e rëndë ishte me 26 mars të vitit 1999, për familjen Beka dhe gjithë fshatin Kërnicë të Komunës së Skenderajt.

Forcat paralimitare serbe, rreth orës 06:50, kishin rrethuar e grantatonin fshatin Kërnicë, me raketa të kalibrit të lartë.

Avni Beka, së bashku me familje të tij, babain, nënën dhe motrat e bashkfshatarë të tjerë kishin filluar të iknin në drejtim të malit.

Beka, tregon se raketa e parë ka rënë së pari në shtëpin e agjës e me pas tjetra në oborrin ku ata ia kishin mësyrë rrugës për në mal.

Fillimisht e plagosur kishte mbetur e nëna e tij Sala, dhe dy motrat e tij, Shpresa dhe motra Shehrija.

Ai tregon se familja e tij ishte atakuar çdo herë nga forcat serbe dhe policia serbe.

Kjo për të vetmën arsye se babai i tij punonte në arsim, ku jepte kontribut në shkollimin e nxënësve shqiptarë.

‘’Unë jam Avni Beka, nga fshati Kërnicë, Komuna e Skenderajt, prindi jem Haxhi Bekaj, ka punuar 45 vite në arsim, tërë jetën ja ka kushtuar arsimit, forcat serbe dhe policia serbe, çdo herë e kanë maltretu, për shkak se ka punuar në arsim, e kanë marrë 1 muaj ditë, ka qenë Ramazan, e kanë maltretu në çdo mënyrë, për shkak me ja ndërpre arsimin, i thojshin pse ju po punoni me plan program të Kosovës, ne të vrajmë, i tha ju mundeni mem vra, por shkollimin ndaj nxënësve shqiptarë nuk mundeni të ma ndaloni kurrë’’, thotë Beka.