VIDEO

“Nanë më ka kapu malli, babë shumë po gëzona që të ju po vijë…” shokët recitojnë poezi për Lulzimin

Në Podujevë është duke u mbajtur marshi i thirrur për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe shokët e Lulzimit të cilët kanë recituar poezi.

Marshuesit janë duke i nisur nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te Komuna e Podujevës.

@ballkani.info

Nanë më ka kapu malli, baba shumë po gëzona që të ju po vijë…” shokët recitojnë poezi për Lulzimin #lulzim #kosovo #prishtina #marsh #tiktok

♬ original sound – Ballkani.info

18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.