Nait Hasani flet për herë të parë: Tregon pse nuk e lejuan Albin Kurtin të lirohej natën nga burgu

Përpos që kishte qëndruar me të në burg, Nait Hasani në kohën kur u mor vendimi për ta liruar Albin Kurtin e mori një hap tjetër.

Kërkonte garancë për lirimin e tij, dhe nuk lejoi që Kurti të lirohej natën. Krejt kjo pasi që kishin përvoja të këqija me lirimet natën.

Hasani për FrontOnline, thotë se përvojat e këqija që i kishin në burgje, bën që ata të mos besonin pa u siguruar që dikush nga Kosova do ta merrte atë dhe ta dërgonte në Kosovë.

“Ne kishim një qëllim, tani Albini ishte një pjesë e një rezistence, një pjesë e një zyre të UÇK-së në Prishtinë, ishte pjesë e Demaçit, të gjitha këto i kishte Albini, prandaj aty nuk kishte mundësi unë t’i them dil ti, sepse e kishim një shembull me rastin e Ukshin Hotit, zhdukjen dhe vrasjen e tij edhe tash ne kishim shembuj të cilët donim ta mbronim, jo në kohën e papërshtatshme me dal, jo pa ardhë dikush me marr, ta dimë kush pe merr dhe kjo ka qenë ajo rezistenca jonë dhe i kemi thënë jo Albinit me dal”, është shprehur Hasani.

Thotë se ideal i tyre ka qenë mbrojta e njëri-tjetrit.