Naim Abazi kërkon falje për deklaratat ndaj Halil Kastratit dhe mbulesës (VIDEO)

Naim Abazi thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga koneksti.

Naim Abazi ka kërkuar falje për deklaratat e tij për Halil Kastratin dhe gratë në mbulesa.

Interneti ka reaguar me komente të ndryshme pasi Naimi në një emision ka thënë disa deklarata kundër humanistit Halil Kastrati e gjithashtu edhe për gratë në mbulesa.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha janë përballur me fyerje nga më të ndryshmet nga përdoruesit në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që Naimi të sqarojë gjithçka.

Në një video të publikuar, ai thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe se ai ka shumë respekt për Halilin, për shoqatën e tij dhe për bamirësitë që bën.